Nga dëshira për një fëmijë të dytë dhe deri tek planet e dasmës me Dj Dagz, Einxhel Shkira shuan kureshtjen

Nga dëshira për një fëmijë të dytë dhe deri tek planet e dasmës me Dj Dagz, Einxhel Shkira shuan kureshtjen

13:53, 24/07/2023
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të dashura dhe më të komentuar për publikun shqiptar.

Dyshja u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë e cila vazhdoi dhe pas mbarimit të spektaklit.

E pak kohë pas daljes nga shtëpia e famshme, moderatorja dha lajmin se ishte në një pritje të ëmbël dhe tashmë ata janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trev.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që kur ish-banorja solli në jetë vogëlushin e saj, fansat dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë sërish. Por së fundmi ajo i ka dhënë fund këtyre spekulimeve.

Gjatë një interviste për “Prive”, Einxhel u shpreh se e dëshirojnë një tjetër fëmijë dhe shpresojnë që të vij sa më shpejt.

Image

“E duam shumë edhe një fëmijë tjetër dhe shpresojmë që të ndodh së shpejti dhe jemi ok me këtë gjë. Kurdo që të ndodhi është i mirëseardhur, pasi patjetër që e duam edhe një fëmijë tjetër”, tha Einxhel.

Gjatë festës së “Baby Shoëer”-it, Dagz i surprizoi të gjithë ku i propozoi moderatores për martesë. E pyetur nëse do të ketë dasmë këtë verë, Einxhel u shpreh se kur të jetë në super formë dhe Trev të jetë ritur pak, atëherë do të realizohet.

“Dasmë do ketë kur mami të mbylli këto sikletet e tjera, kur mami të jetë në superformë, kur mami të ketë mbyllur punë me pampersat, me fëmijët me gjërat, se dua ta shijoj atë dasmë dhe dua që ai fustani të më bëjë dhe të më rrijë mirë. Momentalisht jam xl size dhe jo nuk do të ketë dasmë këtë verë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco