Elon Musk përballet sërish me ligjin, kompania 'Twitter' akuzohet nga ish-punonjësit

Elon Musk përballet sërish me ligjin, kompania 'Twitter' akuzohet nga ish-punonjësit

13:03, 13/07/2023
A+ Aa A-

Ish-shefi i burimeve njerëzore të Twitter së fundmi ka akuzuar këtë kompani pasi ka shkelur kontratën duke mos paguar ish-punonjësit.

Courtney McMillian, e cila ishte ish-drejtuesja e mediave sociale ka ngritur së fundmi një padi ndaj kompanisë Twitter.

Ankesa thotë se pronari i Twitter, Elon Musk e dinte që puntorët kishin bërë plan të largoheshin nga kompania përpara se ai të pushonte nga puna 6,000 njerëz.

Kjo është e fundit nga paditë që i kanë bërë ish-punnjësit Elon Musk që vitin e kaluar kur ai bleu këtë kompani.

Në kontratën e nënshkruar nga punonjësit thuhej se pas largimit nga puna stafi duhej të merte një pagë bazë për dy muaj si dhe një kontribut në para për sigurimin shëndetësor dhe disa përfitime të tjera  sipas ankesës së paraqitur në gjykatën federale në San Francisko.

Ata me role më të larta, duke përfshirë zonjën McMillian, duhej që kompania t’i jepte një pagë bazë për gjashtë muaj, tha ajo.

Por stafi më së shumti mori tre muaj pagë pasi u pushuan nga puna. Sipas ankesës, kjo përfshinte një muaj largim nga puna, si dhe dy muaj paga për të respektuar një ligj të SHBA-së që synon t’u sigurojë punëtorëve njoftimin për shkarkimin.

Kjo ishte një “pjesë” e 500 milion dollarëve që punonjësit kishin të drejtë, thotë ai.

Musk tha në nëntor, pas një raundi pushimesh masive nga puna se stafi do të merrte një pagë në vlerë prej tre muajsh, “50% më shumë se sa kërkohet me ligj”.

Ankesa akuzoi Musk për mashtrues të punonjësve nëse kompania do ta respektonte planin, duke bërë që disa të qëndrojnë në firmë për më shumë se sa do të kishin bërë ndryshe.

“Musk fillimisht u përfaqësoi punonjësve se nën udhëheqjen e tij Twitter do të vazhdonte t’i përmbahej planit të shkëputjes nga puna,” tha Kate Mueting, avokatja nga Sanford Heisler Sharp e cila përfaqëson zonjën McMillian.

“Ai me sa duket i bëri këto premtime duke e ditur se ato ishin të nevojshme për të parandaluar dorëheqjen masive të punonjësve gjë e cila do të kishte kërcënuar kompaninë”, u shpreh avokatja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco