Historia që fshihet pas varëses me diamant të Dua Lipës

Historia që fshihet pas varëses me diamant të Dua Lipës

14:34, 03/05/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa i mahniti të gjithë me pamjen e saj si një princeshë në Met Gala me një fustan të markës Chanel.

Një vëmendje shumë të madhe mori gjerdani me diamant, i cili ka një histori interesante pas. Dua Lipa u bë ylli i parë që vendosi diamantin e ri “Legendary” të Tiffany & Co.

Diamanti i bardhë “Legendary” është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany, të cilët janë pothuajse identike.

Image

Diamanti origjinal Tiffany i verdhë 128,54 karatësh u gjet në vitin 1977 në minierat e diamantit Kimberley të Afrikës së Jugut dhe që atëherë është bërë një nga aksesorët më të famshëm të Tiffany. Në vitin 2019, vlera e tij u vlerësua në 30 milionë dollarë.

Vetëm katër gra kanë vendosur diamantin origjinal Tiffany.

Mary Ëhitehouse ishte e para që e vuri atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957. Ajo u pasua nga Audrey Hepburn, e cila e vuri diamantin për foto në vitit 1961 për “Breakfast” at Tiffany’s ; Lady Gaga në Oscar 2019 dhe Beyonce në një set fotografik 2021 Tiffany & Co.

Kështu me pamjen e saj, Dua Lipa bëri historinë në botën e modës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco