FOTO/ E akuzoi se e donte vetëm për para, Bleros nuk i del ende inati me ish-partneren e tij

FOTO/ E akuzoi se e donte vetëm për para, Bleros nuk i del ende inati me ish-partneren e tij

15:47, 03/05/2023
A+ Aa A-

Ndonëse i kanë dhënë fund martesës prej më shumë se 1 viti, këngëtari Blero dhe ish-partnerja e tij Arfona Dika e kthyer edhe njëherë në vëmendjen e publikut ndarjen me deklaratat e tyre.

Disa ditë më parë Blero hodhi disa akuza të rënda ndaj Afronës duke e quajtur materialiste. Teksa ishte i ftuar në një intervistë së fundmi, ai u shpreh se Afrona Dika është lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.

Mirëpo kjo deklaratë e këngëtarit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet dhe blogerja vendosi t’i reagojë mëngjesin e sotëm me anë të një thënie e cila dukej se ishte një thumbim për ish-partnerin.

“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo krahas fotos.

Por artisti duket se nuk e la me kaq. Ai ka thumbuar sërish ish-partneren e tij nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shkruan:

“Nëse tregon të vërtetën, ajo do të bëhet një pjesë e të kaluarës tënde, por nëse gënjen ajo do të bëhet një pjesë e të ardhmes tënde’’.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco