Drama Shakira-Pique vijon! Lëvizja e fundit e këngëtares zemëron ish-futbollistin

Drama Shakira-Pique vijon! Lëvizja e fundit e këngëtares zemëron ish-futbollistin

21:09, 04/04/2023
A+ Aa A-

Duket se drama mes Shakirës dhe Pique-s nuk ka fund. Prej shumë muajsh ish-çifti është komentuar shumë për raportin pas ndarjes nga njëri-tjetri, ku duket se mes tyre asgjë nuk po shkon mirë.

Edhe së fundmi, është vërtetuar kjo gjë, pasi mësohet se këngëtarja do të zhvendoset në Miami së bashku me dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha. Edhe pse për disa kohë ajo ka qëndruar në Barcelonë, tashmë ka marrë vendim që të jetojë SHBA.

Sipas podkastit të Mamarazzi-ve të Laura Fa dhe Lorena Vazquez, avokatja e Shakira-s, Pilar Mane, informoi avokatin e Pique, Ramon Tamborero se ajo po largohet përgjithmonë nga Spanja. Sipas njoftimeve mësohet se fëmijët e dyshes do të fillojnë mësimet në shkollën e tyre të re në Miami, më 11 prill.

Gjatë podkastit, Mamarazzi pohon se ish-lojtari i Barcelonës është i mërzitur nga kjo situatë.

“Ish-futbollisti nuk është dakord me planin që fëmijët të largohen tani dhe të mos mbarojnë vitin aktual shkollor në Barcelonë”, shtoi gazetari, duke cituar burimet pranë Pique-s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco