Njerëzit kanë shumë për të thënë për të dashurën e re të yllit të ‘365 Days’

Njerëzit kanë shumë për të thënë për të dashurën e re të yllit të ‘365 Days’

10:41, 14/03/2023
A+ Aa A-

E dashura e re e Michele Morrone quhet Moara Sorio. Prej rreth një muaji, aktori i sagës erotike të Netflix, “365 Days”, ka dalë në publik me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

32-vjeçari njihet me Moara-n, 20-vjeç, që nga nëntori i kaluar. Mediat italiane thonë se ajo është “konsulente financiare” dhe se gjatë kohës që njohu aktorin, ishte në një lidhje me dikë tjetër.

Image

Dyshohet se të dy janë parë së bashku për herë të parë në dhjetor, në Zvicër.

Sidoqoftë, tani që gjithçka është publike duket se njerëzit kanë shumë për të thënë.

Image

Disa i thonë aktorit se “mund të bënte më mirë”. Të tjerë thonë se kjo [Moara] është thjesht një “fytyrë e zakonshme”.

Nuk janë të paktë dhe ata që kritikojnë diferencën e moshës apo videot ku Michele e çon 20-vjeçaren në dyqanet Louis Vuitton për t’i dhuruar një çantë.

Disa shkruajnë “babai me vajzën” dhe ka nga ata që përmendin edhe pedofilinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco