E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur

22:52, 13/03/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur grek, Giorgos Zografos, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e hidhur  për vdekjen e tij e ka bërë publik “Shtëpia e Aktorit” përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

I lindur në Patra, në vitin 1942, Giorgos Zografos studioi në shkollën dramatike të Shoqatës Pire.

Gjatë rrugëtimit të tij artistik kishte bashkëpunuar me Teatrin Kombëtar, duke marrë pjesë në turnetë e tij në Evropë dhe SHBA, me Teatrin Shtetëror të Greqisë së Veriut, me Teatrin Thesalian, me D.I.P.E.

Paralelisht me Skenën Eksperimentale Teatri Rinor i Pireut, trupa e repertorit e Nikos Hatziskos etj,.

Ndër shfaqjet teatrale në të cilat ai kishte marrë pjesë ishin “Koritë” e Zozos Nikoloudit (1970-71), “Digenis” në Teatrin Kombëtar (1971-72) etj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco