Arbana i bërtet Luizit: Jam unë prezantuesja këtu, çfarë është kjo sjellje!

Arbana i bërtet Luizit: Jam unë prezantuesja këtu, çfarë është kjo sjellje!

22:25, 28/02/2023
A+ Aa A-

Luizi ka sqaruar të gjithë situatën e ndodhur në lojën me Kiarën ku ajo u nervozua shumë me të. Ajo ka thuajse 24 orë që nuk i flet.

“Kur doli Nita, i foli Shpati dhe ajo nuk iu përgjigj. Kor doli Jona, ne e kuptuam që ato do bënin lojë. Dhe unë thashë se vajzat do kenë avantazh në lojë. Dhe e di shumë mirë ca do me thënë me marrë avantazh kjo këtu (i drejtohet Oltës) dhe vendosa mos me i lënë me fitu.

Unë Kiarës ia thashë që jam i vendosur me fitu. Ne kemi hyrë shpesh te lavamanet për lojë, jena puth dhe jena përqafu”, tha Luizi.

Ti mendon se ishte i tepërt reagimi i Kiarës? – e pyet Arbana.

“Ngaqë u mblodhëm të gjithë aty dhe dëshira për të fitu… unë i thashë që ne jemi bashkë në jetë jo në lojë. Unë ca kam patur me Kiarën i kena fol i kena diskutu, si kam kërku falje sepse unë duhet me nda sepse akuzon për lojën apo për gjërat e tjera.”

“Nuk përpiqesh të futesh tek unë me sytë e mi, por vetëm sic e sheh ai me sy. Më ke quajtur dhe egoiste.”, i tha Kiara

Në një moment ndërhyn Olta, dhe Luizi i drejtohet që ta mbyllë gojën se do e hajë ajo gjithë nervat e situatës. Menjëherë ka ndërhyrë Arbana me gjuhë të ashpër që të mos ketë atë komunikim me asnjë nga banorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco