'Hape derën dhe ik'/ Luizi bëri lojë me Oltën, kjo e fundit u provokua, debat mes tyre

'Hape derën dhe ik'/ Luizi bëri lojë me Oltën, kjo e fundit u provokua, debat mes tyre

22:32, 14/02/2023
A+ Aa A-

Gjatë izolimit në “burg”, nuk kishte sesi të mungonin debatet mes Oltës dhe Luizit.

Luizi bëri një lojë me Oltën, Armaldon dhe Kristin. Ai tha se kishte negociuar me Vëllain e Madh për daljen nga burgu.

Ndonëse nisi si lojë, Olta e mori si provokim dhe komenti i Luizit shkaktoi debat për ashpër mes tij dhe Oltës.

Olta: Luizi më bëri ta besoj këtë gjë. E vërteta është që ai hyri shumë shpesh te dhoma e rrëfimit dhe unë e besova. Besimi u forcua akoma më shumë kur erdhi zarfi i bardhë. Unë rash brenda komplet. Nuk më duket e bukur, por u shqetësova. Nuk mund të spekulosh sikur po negocion me Vëllain e Madh.

Luizi: Çfarë flitet në dhomën e rrëfimit, qëndron aty.

Olta: Ti një gabim e bëre.

Luizi: Nuk të ndërpreva. Nuk përdoret kurrë Vëllai i Madh sikur është bashkëpunëtor me ndonjërin prej nesh. Kisha gjithë ditën që i thoja që kam negociuar, por pa përmendur Vëllain e Madh. Unë hyra dhe i thash jam duke negociuar daljen tonë. Unë i thash që tani do vijë zarfi i bardhë që ne të dalim.

Olta: Dhe faktikisht ashtu doli.

Luizi: Unë jam i lirë të bëj dhe të them çfarë të dua.

Olta: Ti pe zarfin dhe erdhe na e the ti.

Dea: Më fal, për çfarë po debatoni? Luizi thjesht bëri një lojë.

Olta: Nuk mund ta përmendësh Vëllain e Madh.

Luizi: Unë fjalën Vëllai i Madh nuk e kam përmendur në asnjë moment.

Olta: Është e shëmtuar, kjo që po bën Luizi.

Luizi: Hape derën dhe ik.

Olta: Me mua e ke ti?

Luizi: Me ty e kam, hape derën dhe ik. 

Zhaklin: Debatet mes jush janë absurde. Olta e njeh Luizin dhe lojën e tij. Nuk është hera e parë që ai krijon situata të tilla. Ky debat është artificial.

Dea: Pse po afrohem unë të ushtria e Luizit?

Bledi: Ka qasje me mënyra të tjera.

Arbër: Është lojë e pisët të përfshish Big Brother në këtë lojë. Nuk e kuptoj sesi Olta e mendon se mund të ketë pasur një negocim mes tyre. Kë ka mik Luizi, na e thuaj edhe ne.

Kiara: Që nga dita e parë, Olta më ka thënë se kjo histori dashurie do të prishë lojën.

Olta: Kiarën e vlerësoj si njeri, por si lojtare nuk më duket e fortë.

Bledi: Që kur hyra unë, këta janë bërë bashkë. Ndajnë çdo gjë bashkë, qelinë, drekën, çdo gjë.

Olta: Ashtu vendosi Vëllai i Madh.

Arbër: Olta dhe Luizi  kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kanë arritur në nivelin që merren vesh me sy.

Luizi: Unë kam qejf ta shikoj Oltën në këtë gjendje. Ti Dea ke qenë ushtare e saj.

Dea: Jo nuk kam qenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco