'Po tërhiqem përjetësisht'/ Albano Bodgo habit ndjekësit me deklaratën e tij

'Po tërhiqem përjetësisht'/ Albano Bodgo habit ndjekësit me deklaratën e tij

09:20, 18/01/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij me njoftimin e papritur në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi në InstaStory, Albano tregon se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga ekrani pas 12 vitesh karrierë.

“Duke ju falënderuar të gjithëve për komplimentat por edhe për vërejtjet përgjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet”- shkroi Albano.

Kujtojmë se dalja e parë e Albanos ishte në “Apartamentin 2XL” ku fitoi zemrat e publikut me humorin e tij karzmatik, më pas vijoi në “Duplex” dhe përfundoi në “Klanifornia”, ku ka interpretuar role nga më të ndryshmet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco