E ëmbël dhe e qeshur në kamera, Olsi zbulon 'fytyrën e vërtetë' të Luanës në prapaskenë

E ëmbël dhe e qeshur në kamera, Olsi zbulon 'fytyrën e vërtetë' të Luanës në prapaskenë

12:13, 21/11/2022
A+ Aa A-

Puntata e mbrëmshme e “Zemër Luana” iu dedikua dashurisë, ku të ftuar ishin tre çiftet e njohura, këngëtarët Rita dhe Fidan, Sarah Berisha dhe Dj Pm dhe aktorët Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan.

Mirëpo përpos argëtimit dhe situatave të sikletshme ku u përfshinë dyshet e njohura, nuk munguan edhe batutat mes kapitenëve, Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut. Ky i fundit nuk ia kurseu një të tillë edhe moderatores Luana Vjollcës.

Në një moment teksa po moderonte lojën e Almedës dhe Tolgës, ai u ndal dhe u shpreh se do të zbulonte diçka ekskluzive. Me të qeshura, ai tregoi se ndonëse Luana duket e ëmbël dhe e qeshur në kamera, kur nuk është në fokus të tyre gjatë gjithë kohës është duke bërë shenja sa me duar me këmbë.

Image

Epo, moderatorja duket se deri në sekondë të fundit është duke punuar që gjithçka të dalë ashtu siç ajo dëshiron.

“A je e dashuruar”, kjo është pyetja që shumë persona ngrenë rreth Luana Vjollcës, duke pasur parasysh edhe faktin se ajo është mjaft hermetike për jetën e saj private.

Por më herët Luana iu përgjigj kësaj pyetjeje. Megjithatë, nëse prisnit ta pranonte se ka dikë në krah, e keni gabim. Luana tha se është e dashuruar me punën. Këtë deklaratë e bëri në kuadër të pyetjeve që kishte marrë nga ndjekësit e saj lidhur me emisionin e ri që nisi në Klan TV.

“Jam shumë shumë shumë e dashuruar domethënë, e rikuptova në këtë sezon që jam shumë e dashuruar… me punën.”, u shpreh Luana.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco