Jonida Vokshi 'nuk ua prish' ndjekësve, zbulon detaje të reja nga BBV Kosova

Jonida Vokshi 'nuk ua prish' ndjekësve, zbulon detaje të reja nga BBV Kosova

11:55, 21/11/2022
A+ Aa A-

Edhe dy javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Vip Kosova”. Sa më shumë që kalojnë ditët, aq më kuriozë janë ndjekësit për të mësuar detaje të reja nga ky reallity-show që do të transmetohet për herë të parë në Kosovë.

Së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit, moderatorja Jonida Vokshi, nuk ka duruar dhe i është përgjigjur kuriozitetit të fansave të saj në lidhje me “BBVK”.

“Në cilat ditë do të jetë “BBVK”?” Edhe në këtë aspekt, formati në Kosovë do të ruaj linjën e atij në Shqipëri, pasi Jonida u shpreh se do të transmetohet dy herë në javë, ndonëse ditët konkrete nuk i zbuloi.

“2 herë në javë kaq mund të them,”-shtoi Vokshi.

Image

E kurioziteti më i madh gjithmonë është për banorët pjesëmarrës.

“Sa banorë do të jenë në fillim apo 14 si gjithmonë? Po gjatë muajve do të ketë banorë të rinj?”-e pyet një ndjekës/ndjekëse Jonida Vokshin.

“14 si fillim, më pas do të ketë edhe surpriza pa ndalë,”-u shpreh moderatorja.

Image

Kujtojmë që programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërkaq në poltronat e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada. Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco