Nga 'propozimi' për martesë e deri tek premtimet për njëri-tjetrin, Sarah dhe PM i thonë të gjitha

Nga 'propozimi' për martesë e deri tek premtimet për njëri-tjetrin, Sarah dhe PM i thonë të gjitha

09:37, 21/11/2022
A+ Aa A-

Në programin “Zemër Luana” kanë qenë të ftuar Sarah Berisha dhe DJ PM.

“A je gati të lësh familjen tënde dhe të zhvendosemi në Kosovë?”-ishte një ndër pyetjet gjatë premtimeve për ‘martesën’ e tyre që u zhvillua në program. Sarah tha se nuk ishte gati ndërsa PM u shpreh i gatshëm duke thënë: ok do vij unë!

PM i bëri një tjetër pyetje Sarës: “A je gati të më shoqërosh në çdo club mua?” Mirëpo Sarah tha se PM nuk e ka me shumë qejf kur e shoqëron ajo nëpër club-e.

Më herët, një foto e Sarës na bëri lëmsh. Ajo publikoi një foto të një unaze në gishtin e saj e cila shkruante: “Ajo tha PO”. Mirëpo, ‘propozimi’ ishte në kuadrin e një loje në emisionin e Luana Vjollcës.

Blogerja Sarah Berisha ka realizuar më herët me ndjekësit e saj një bisedë virtuale pak më ndryshe nga të tjerat. Kësaj here në ‘Instagramin’ e Sarës, pyetjeve iu përgjigj partneri i saj Dj Pm.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco