Telashe për Icardin dhe Wanda Narën, çifti i famshëm akuzohet për trafikim njerëzish

Telashe për Icardin dhe Wanda Narën, çifti i famshëm akuzohet për trafikim njerëzish

16:38, 31/08/2022
A+ Aa A-

Duket se problemet vazhdojnë të shfaqen në familjen Icardi, me Mauron dhe Wandën të cilët nuk po kalojnë orë aspak të mira.

Përveç faktit që sulmuesi argjentinas është ende pa asnjë skuadër me merkaton që po shkon drejt fundit, tashmë çifti akuzohet dhe për një krim të rëndë, siç është ai i trafikimit të njerëzve.

Siç raporton portali argjentinas “infobae.com”, Icardi, Wanda dhe e ëma e modeles, Nora Kolosimo, janë akuzuar se janë marrë me trafikim të njerëzve, duke u denoncuar nga ish-punonjësja e shtëpisë së tyre.

Avokati i ankueses, Alehandro Sipoja, tregoi se gruaja jetonte me çiftin në Francë, më pas e kishin çuar në Itali. Po kështu ajo do të thirret nga Prokuroria për një seancë dëgjimore.

Për sa i përket nënës së Wandës, portali nuk e specifikoi arsyen përse ajo ishte pjesë e gjithë kësaj.

Në tekstin që ish-punonjësja e shtëpisë përdori për të denoncuar çiftin, lexoheshin fjalë fyese dhe diskriminuese të përdorur nga modelja argjentinase.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco