‘Mendova se po çmendesha’/ Jennifer Lopez tregon momentin më të vështirë në jetën e saj

‘Mendova se po çmendesha’/ Jennifer Lopez tregon momentin më të vështirë në jetën e saj

09:18, 01/06/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez është një ndër personazhet publikë e cila mban një raport të vazhdueshëm me fansat në rrjete sociale duke ndarë çdo projekt të ri nga ana profesionale por edhe jeta private.
Së fundmi, ajo ka ndarë në faqen e saj ''On the JLO'' një nga momentet e saj më të vështira në jetë që kishte të bënte me oraret e të fjeturit. Gjatë asaj kohe këngëtarja ka shpjeguar se flinte vetëm 3-5 orë gjatë natës, edhe pse dita e saj ishte e mbushur me xhirime pothuajse gjatë gjithë ditës.

Ajo tregoi gjithashtu se pësoi një sulm paniku, ku nuk mund të mendonte, dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të, pas kësaj trupëroja e saj e dërgoi menjëherë tek mjeku, ku e pyeti nëse po çmendej.
Pas këshillave të mjekut JLO ndryshoi tërësisht jetën e saj duke ju dedikuar stërvitjeve dhe duke shmangur të gjithë ato gjëra që ishin të dëmshme për trupin dhe mendjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco