Zbulohet shifra marramendëse e ‘look’-ut të sotëm të Arbana Osmanit

Zbulohet shifra marramendëse e ‘look’-ut të sotëm të Arbana Osmanit

09:02, 19/02/2022
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme në natën finale të “Big Brother VIP” të gjithë janë kujdesur që të kenë paraqitjen më të përsosur e më elegante në këtë ditë të rëndësishme.

Teksa të gjithë banorët e ish-konkurrentët janë bërë pjesë e studios me një ‘look’ përrallor, ajo që na ka bërë më shumë përshtypje ka qenë edhe pamja e moderatores Arbana Osmanit.

Rikujtojmë se Arbana ndau lajmin e mrekullueshëm ditën e sotme. Teksa rrëfeu eksperiencën e saj të veçantë si moderatore e formatit, ajo ka dhënë gjithashtu edhe lajmin e bukur që është shtatzënë për herë të tretë.

Ajo tha se ky rrugëtim për të ka qenë një nga më emocionueset gjatë të gjithë përvojës së saj, ndërkohë që gjithashtu pas saj ka punuar një staf i tërë prej më shumë se 200 vetash të cilët janë kujdesur për të përçuar sa më shumë ndjesi të bukura te shikuesit dhe tek vetë banorët.

Dhe pikërisht gjatë këtij rrugëtimi e ka shoqëruar një pritje e ëmbël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco