Jennifer Lopez habit me deklaratën e saj pas mos-nominimit në ‘Oscar’

Jennifer Lopez habit me deklaratën e saj pas mos-nominimit në ‘Oscar’

19:23, 18/09/2021
A+ Aa A-

Jennifer Lopez së fundmi ka bërë një deklaratë mjaft interesante sa i përket nominimit në Oskar.

Këngëtarja 52-vjeçare ka treguar se prej 30 vitesh është përfshirë jo vetëm në botën e muzikës por edhe në atë të kinematografisë.

Filmi i saj i parë ishte në vitin 1995 , “My Family”, ku luajti krahas yjeve si: Jimmy Smits dhe Constance Marie.

Ajo vazhdoi të luante në “Money Train”, “The Cell”, “The Wedding Singer” dhe “Maid In Manhattan” – të gjitha hite – para se të prodhonte filmat e saj si: “El Cantante”, “Second Act” dhe “Hustlers”.

Ajo ka treguar se kur mori vesh që nuk është nominuar për çmimet Oscar në film ajo ndjeu ne nuk i përkiste më botës së kinematografisë.

“Unë mendoj për mua, e di që është e rëndësishme për të gjithë ne të ndihemi sikur i përkasim, dhe si shumica e njerëzve ka kaq shumë raste në jetën tuaj kur ndiheni si të huaj, ndihem kështu ndonjëherë në Hollywood”, tha ajo ndërsa muzika e trishtuar luhej në sfond.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco