Vajza e ish-deputetes kalon pushimet me të dashurin jashtë Shqipërisë

Vajza e ish-deputetes kalon pushimet me të dashurin jashtë Shqipërisë

18:36, 18/09/2021
A+ Aa A-

Vajza e ish-deputetes së Pd-së kalon pushimet më të dashurin jashtë Shqipërisë.

Modelja e njohur Ada Deda dhe vajza e ish-deputetes së Pd-së, teksa ka folur për jetën e saj private ka treguar se është e dashuruar por identitetin e tij  nuk dëshiron ta zbulojë.

Mirëpo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory mbrëmjen e djeshme, Ada zbuloi se është kapur “mat” nga një ndjekëse me partnerin që ka në krah.

“Të pash më 11 kur po ikje në Barcelonë, ishim në të njëjtin avion. Ju të dy ishit shumë të lezetshëm”, i shkroi ndjekësja , e cila zbuloi gjithashtu se modelja i ka kaluar një pjesë të pushimeve verore me të dashurin.

“Faleminderit!”, u përgjigj shkurtimisht Ada, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër, por duke pranuar se ka qenë duke udhëtuar me partnerin.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco