Shahistja ‘e vërtetë’ padid serialin ‘The Queen’s Gambit’, ja përse

Shahistja ‘e vërtetë’ padid serialin ‘The Queen’s Gambit’, ja përse

16:12, 18/09/2021
A+ Aa A-

Nora Gaprindashvili ka ngritur një padi kundër “Netflix” duke i ëkrkuar 5 milion dollarë dëmshpërblim pasi ajo pretendon se është portrtizuar gabimisgt në serialin-hit “The Queen’s Gambit”,.

E gjithë padia ka të bëjë me një sekuencë në episodin përfundimtar të dramës, sipas së cilës Gaprindashvili nuk kishte garuar kurrë kundër burrave.

Dokumenti thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.

Netflix tha se pretendimi nuk kishte ‘asnjë meritë’.

Kompania tha se kishte ‘vetëm respektin më të madh’ për Gaprindashvili dhe ‘karrierën e saj të shquar’, por se ‘do ta mbronte me forcë rastin’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco