Një vallëzim dhe një dedikim prekës, videoja e Shakirës me të atin bëhet virale

Një vallëzim dhe një dedikim prekës, videoja e Shakirës me të atin bëhet virale

16:58, 17/09/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja, Shakira së fundmi, babai i saj festoi përvjetorin e tij të 90-të dhe këngëtarja postoi urimin dhe fotografitë nga festa në “Instagram”.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar një tjetër video, ku shfaqet duke kërcyer e lumtur me të atin, krahas videos, i ka bërë një dedikim emocionues.

 

“Ata që e njohin e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do, ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale”, ka shkruar Shakira.

Më pas këngëtarja shkruan se gjithçka e rëndësishme nuk zhduket, edhe me kalimin e kohës, ndaj vallëzimin e tyre nuk e ndal askush.

 

“Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin! As materiali nga i cili jemi bërë, dhe nëse keni dyshime pyesni Don Wi!”, përfundon këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco