Fabrizio Corona me Covid-19, ish-gruaja alarmon policinë: Po vë në rrezik djalit tim

Fabrizio Corona me Covid-19, ish-gruaja alarmon policinë: Po vë në rrezik djalit tim

08:59, 19/10/2020
A+ Aa A-

Katër ditë më parë, ish mbreti i paparacëve, Fabrizio Corona iu nënshtrua testit të Covid-19 ,pasi kishte dyshime se mund të ishte infektuar.

Dhe 38 vjeçari ka dalë pozitivë. Por, marrëdhënia mes tij dhe ish-gruas, modelja Nina Moric janë acaruar.  

Nina ka alarmuar policinë, pasi Fabrizio ka marrë djalin e tyre ë shtëpinë e tij për të kaluar kohë së bashku.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruan se ndërkohë që Fabrizio është me koronavirus, ai ka pranë djalin e tyre.

“Sapo telefonova 112, sepse Fabrizio Corona, pozitiv me Covid, ka ftuar Carlos në shtëpinë e tij, pa ditur unë asgjë dhe tani ata po ushtrohen së bashku, duke publikuar foto në Instagram.

Fabrizio nuk respekton jo vetëm rregullat e karantinës, por edhe shëndetin e djalit tim dhe të të gjithë atyre që kanë kontakt me të”, shkroi Nina në një Story.

Ndërsa në një Story tjetër, ajo thotë se policia i është përgjigjur se “ata nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me të "

“Është një çmenduri e pastër. Me burra të papërgjegjëshëm si Corona, virusi përhapet, duke mbjellë edhe vdekjen dhe për fat të keq edhe zbatimin jo korrekt dhe jo konsistent të ligjit. Të gjithë jemi në rrezik.

Një djalë 18 vjeç mund të edhe të gabojë, për të bërë gjëra të caktuara, por për një baba gati 50 vjeç, është e papranueshme sepse ai e di shumë mirë që Carlos është më i rrezikuar," përfundoi Moric më në fund./K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco