Lajmi i fundit

Live - Kuvendi në seancë plenare

Nga klasa e Las Rozas te finalja e Botërorit: kur De la Fuente ishte mësuesi i Scalonit

Nga klasa e Las Rozas te finalja e Botërorit: kur De la Fuente ishte mësuesi i Scalonit

20:10, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të jetë vetëm një duel mes dy kombëtareve më të mira të turneut, por edhe një përballje me një histori të veçantë mes dy trajnerëve: Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni.

Dy teknikët njihen prej vitesh, ndërsa rrugët e tyre janë kryqëzuar shumë përpara se të arrinin në skenën më të madhe të futbollit botëror. Në vitin 2017, De la Fuente ishte një nga pedagogët e kursit UEFA Pro të organizuar nga Federata Spanjolle e Futbollit në qendrën stërvitore të Las Rozas, ku pjesëmarrës ishte edhe ish-mbrojtësi argjentinas, Lionel Scaloni.

Në atë periudhë, Scaloni po përgatitej për karrierën si trajner dhe u dallua menjëherë për përkushtimin e tij. Ai ndiqte leksionet në rreshtat e parë, merrte pjesë aktive në diskutime me pedagogët dhe në fund të kursit arriti një nga rezultatet më të mira akademike në historinë e shkollës së trajnerëve të Federatës Spanjolle.

Ky formim do të ishte një bazë e rëndësishme për atë që Scaloni do të ndërtonte më vonë në pankinën e Argjentinës, duke e udhëhequr ekipin drejt triumfit në Kupën e Botës 2022 dhe duke krijuar një skuadër shumë konkurruese.

Image

Nga mësues dhe nxënës në miqësi

Me kalimin e viteve, marrëdhënia mes De la Fuentes dhe Scalonit u shndërrua nga ajo e një mësuesi dhe nxënësi në një miqësi të sinqertë.

Pas suksesit të Argjentinës në Katar 2022, të dy u takuan në një aktivitet të organizuar nga FIFA, ku shkëmbyen ide dhe përvoja mbi menaxhimin e një kombëtareje. Scaloni ka treguar se i ka dhënë disa këshilla De la Fuentes, ndërsa trajneri spanjoll nuk e ka fshehur kurrë admirimin për aftësinë e kolegut të tij për të krijuar një grup fitues.

Dy ish-mbrojtës me histori të ngjashme

Karrierat e tyre kanë disa pika të përbashkëta. Të dy kanë qenë mbrojtës të krahut gjatë kohës si futbollistë dhe të dy kanë kaluar fillimisht në ekipet e moshave përpara se të merrnin drejtimin e kombëtareve të tyre.

Pavarësisht kritikave të para, De la Fuente dhe Scaloni arritën të bindin me rezultate dhe sot janë përballë njëri-tjetrit në finalen më të rëndësishme të futbollit.

Para ndeshjes, ata janë përshëndetur me buzëqeshje dhe përqafime, por për 90 minuta miqësia do të lihet mënjanë. Në lojë është trofeu i Kupës së Botës dhe vetëm njëri prej tyre mund ta ngrejë atë në fund.

Një tjetër detaj interesant është se përveç përvojës në Las Rozas, Scaloni ka studiuar edhe në qendrën e famshme italiane Coverciano, ku nisi formimin e tij si trajner dhe mori licencën zyrtare në vitin 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco