Pasioni argjentinas për futbollin nuk njeh pengesa. Edhe reshjet e dendura të shiut nuk arritën të ndalonin mijëra tifozë të Argjentinës, të cilët u mblodhën në zemër të Nju Jorkut për të mbështetur kombëtaren e tyre përpara finales së madhe të Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës.
Më shumë se 10 mijë tifozë argjentinas u grumbulluan në Times Square, një nga sheshet më të famshme në botë, duke organizuar një “banderazo-n” madhështor për t’i dhënë zemër skuadrës së tyre para sfidës historike.
Shiu nuk ishte pengesë për mbështetësit e “Albiceleste”. Me mijëra fanella bardheblu, flamuj argjentinas, pankarta gjigante me fytyrat e legjendës Diego Maradona dhe yllit Lionel Messi, si dhe kopje të trofeut të Kupës së Botës, tifozët e kthyen Times Square në një cep të vërtetë të Argjentinës.
Këngët dhe brohorimat nuk u ndalën gjatë gjithë aktivitetit. Mbështetësit treguan edhe një herë se pasioni i tyre për kombëtaren nuk shuhet, edhe në kushtet më të vështira atmosferike.
Finalja e Botërorit nuk po përjetohet vetëm në fushë, por edhe në rrugët e Nju Jorkut, ku tifozët argjentinas po krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme para përballjes me Spanjën.
Për Argjentinën, ëndrra për një tjetër trofe botëror tashmë ka nisur të jetohet nga tribunat dhe rrugët e qytetit amerikan.
© SYRI.net