Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Borja Iglesias, ka pranuar se do ta përshëndesë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëse kombëtarja iberike fiton finalen e Kupës së Botës, pavarësisht se nuk e fsheh antipatinë ndaj tij.
Futbollisti 33-vjeçar, i njohur për qëndrimet e tij politike, tha se nuk dëshiron të krijojë polemika në prag të ndeshjes më të rëndësishme të karrierës.
“Nuk dua të përfundoj në burg. Shpresoj ta përshëndes në një moment kur të gjithë do të jemi shumë të lumtur dhe që gjithçka të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që ta harroj këtë episod”, deklaroi Iglesias në emisionin ‘El Chiringuito’ de Jugones.
Sulmuesi i Celta Vigos shtoi se nuk e konsideron të përshtatshme të shkaktojë debat në këtë moment.
“Nuk besoj se është koha për të krijuar polemika. Njerëzit e dinë shumë mirë se çfarë mendoj. Do të doja të bëja shumë gjëra, por realiteti është se, edhe pse disa mendojnë se jam i gjithëpushtetshëm, nuk kam aq fuqi sa të përballem me situata të caktuara”, u shpreh ai.
Iglesias është një nga futbollistët më aktivë në çështjet sociale dhe politike. Ai ka mbështetur protestat pro-palestineze, ka lyer thonjtë me ngjyrë të zezë në mbështetje të lëvizjes ‘Black Lives Matter’ dhe ka folur publikisht kundër homofobisë.
Gjithashtu, ai ishte ndër zërat kritikë në çështjen e ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, i dënuar për agresion seksual pasi puthi pa pëlqim futbollisten Jenni Hermoso pas finales së Kupës së Botës për femra në vitin 2023.
Borja Iglesias on meeting Trump at the World Cup final:
— Leyla Hamed (@leylahamed) July 17, 2026
He said he hopes Spain have won, everyone’s happy, the greeting is over as quickly as possible, and then he can forget about it.
Following protocol while making his stance clear. Football needs more figures like him. pic.twitter.com/q31VaIBdZY
© SYRI.net