Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Belgjikës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026. Në minutën e 30-të, Fabian Ruiz shënoi golin e avantazhit, duke mposhtur portierin belg Thibaut Courtois me një goditje të saktë.
Më herët, në minutën e 13-të, spanjollët kërkuan penallti për një prekje të dyshuar të topit me dorë nga një lojtar belg brenda zonës. Megjithatë, arbitri Michael Oliver lejoi lojën të vazhdonte, duke vlerësuar se nuk kishte shkelje.
Belgjika ka rikthyer ekuilibrin në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026. Në minutën e 41-të, Charles De Ketelaere realizoi golin e barazimit për 1-1, duke finalizuar me sukses një aksion të gjatë.
© SYRI.net