Eliminimi nga Maroku, lojtarët e Holandës sulmohen me fyerje raciste në rrjetet sociale

Eliminimi nga Maroku, lojtarët e Holandës sulmohen me fyerje raciste në rrjetet sociale

11:45, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Justin Kluivert, Jurrien Timber dhe Crysencio Summerville janë bërë viktima të fyerjeve raciste në rrjetet sociale, pas eliminimit të Holandës nga Maroku në fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026.

Ndeshja përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesave, ndërsa Maroku u kualifikua më tej pas fitores 3-2 në ekzekutimin e penalltive, ku tre lojtarët holandezë gabuan nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, sulmet në internet ndaj tyre kanë qenë të ashpra dhe me përmbajtje diskriminuese dhe raciste, çka ka detyruar Federatën Holandeze të Futbollit (KNVB) të reagojë menjëherë.

Në një deklaratë zyrtare, KNVB i dënoi ashpër këto sjellje, duke i cilësuar ato si “diskriminuese, raciste dhe të mbushura me urrejtje” ndaj futbollistëve të kombëtares.

Federata holandeze ka bërë të ditur gjithashtu se po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore, duke iu drejtuar organit kompetent “Meld Online Discriminatie” për të identifikuar dhe ndjekur autorët e këtyre fyerjeve.

KNVB kujtoi se raste të tilla nuk janë të reja në futboll, duke përmendur edhe sulmet e ngjashme që kishin përjetuar Marcus Rashford, Bukayo Saka dhe Jadon Sancho pas finales së Euro 2021.

Në përfundim të deklaratës, federata theksoi se “diskriminimi shkon kundër gjithçkaje që përfaqëson futbolli”, duke dërguar një mesazh të fortë në një ditë të vështirë për Holandën, e cila u eliminua nga Botërori 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco