Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore, seancë dëgjimore me kreun e SPAK

Shkelja e ‘Ligjit Vinicius’, Hincapie bëhet lojtari i dytë i ndshkuar me të kuq

Shkelja e ‘Ligjit Vinicius’, Hincapie bëhet lojtari i dytë i ndshkuar me të kuq

09:41, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrojtësi i Ekuadorit, Piero Hincapie, është bërë futbollisti i dytë që ndëshkohet me karton të kuq në Botërorin 2026 për shkeljen e të ashtuquajturit “Ligji Vinicius”, rregulli i ri i FIFA-s që ndalon lojtarët të mbulojnë gojën gjatë komunikimit me kundërshtarët.

Incidenti ndodhi në minutën e 94-t të ndeshjes së 1/16-ave, ku Meksika fitoi 2-0 ndaj Ekuadorit. Mbrojtësi i Arsenalit mbuloi gojën ndërsa iu drejtua sulmuesit meksikan Santiago Gimenez.

Arbitri slloven, Slavko Vinçiç, u thirr nga sistemi VAR për të rishikuar pamjet dhe, pas verifikimit, vendosi ta ndëshkojë Hincapie me karton të kuq të drejtpërdrejtë.

Ai është lojtari i dytë që përjashtohet në këtë Botëror për këtë shkelje. I pari ishte kapiteni i Paraguait, Miguel Almiron, i cili u ndëshkua në mënyrë identike pasi iu drejtua me gojën e mbuluar futbollistit turk, Mert Müldür. Edhe në atë rast, arbitri mori vendimin pas ndërhyrjes së VAR-it.

Image

“Ligji Vinicius”, i njohur edhe si “Ligji Prestianni”, u miratua njëzëri nga FIFA në prill të vitit 2026 gjatë mbledhjes në Vankuver. Sipas këtij rregulli, çdo futbollist që mbulon gojën për t'i thënë diçka një kundërshtari rrezikon të ndëshkohet me karton të kuq.

Vendimi i FIFA-s erdhi pas incidentit të ndodhur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve mes Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni-t, rast që shkaktoi debat të madh në botën e futbollit. Më pas, UEFA e dënoi Prestianni-n për sjellje diskriminuese, konkretisht me karakter homofob, ndërsa FIFA vendosi ta forcojë rregulloren për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.

Botërori 2026 është kompeticioni i parë ku ky rregull po zbatohet në praktikë, ndërsa rastet e Almironi-t dhe Hincapie tregojnë se arbitrat po e aplikojnë me tolerancë zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco