Norvegjia është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti 2-1 Bregun e Fildishtë në fazën e 1/16-ve.
Heroi i sfidës ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar dhe i dha “vikingëve” fitoren historike.
Me këtë sukses, Norvegjia ka siguruar një përballje të madhe në turin tjetër, ku do të sfidojë Brazilin.
Ndeshja do të zhvillohet më 5 korrik, në orën 22:00, dhe konsiderohet një nga duelet më të forta të çerekfinaleve.
Ky është çifti i dytë i konfirmuar i fazës së ardhshme, pas përballjes mes Kanadasë dhe Marokut.
Ndërkohë, mbetet ende për t'u përcaktuar kundërshtari i Paraguait, që do të dalë nga sfida mes Francës dhe Suedisë.
Çiftet e deritanishme
4 korrik, ora 19:00: Kanada – Marok
4 korrik, ora 23:00: Paraguai – Francë ose Suedi
5 korrik, ora 22:00: Brazil – Norvegji
© SYRI.net