Publikohen formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen Franca dhe Suedia

Publikohen formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen Franca dhe Suedia

21:56, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Franca do të përballet në orën 23:00 me Suedinë, skuadrën që e mbylli Grupin F në vendin e tretë, në stadiumin “MetLife” të Nju Jorkut, me synimin për të ruajtur ecurinë perfekte në këtë Kupë Bote.

“Gjelat” vijnë si favoritë, ndërsa Suedia kërkon të vazhdojë surprizat dhe të shkruajë historinë e saj.

Në 23 përballje të mëparshme mes dy kombëtareve, Franca kryeson me 12 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

Megjithatë, në dy përballjet e vetme në turne madhorë, Suedia mbetet e pamposhtur, pasi ndeshja e vitit 1992 përfundoi 1-1, ndërsa suedezët fituan 2-0 në Euro 2012. Kjo e bën sfidën e radhës një duel mjaft interesant dhe të hapur.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Deshamp i ka besuar vendin e titullarit Dinje dhe Barkola, ndryshe nga ndeshjet e kaluara ku është preferuar Teo Hernandez dhe Doue.

Ndërkohë në radhët e Suedisë bie në sy aktivizimi i treshes sulmuesi Gyokeres, Elanga dhe Isak.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco