Norvegjia ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Bregut të Fildishtë në duelin e fazës 1/16 të Botërorit 2026.
Skuadra nordike e nisi më mirë takimin dhe rrezikoi që në minutat e para me Erling Haaland, i cili ishte pranë golit pas një goditjeje me kokë brenda zonës.
Bregu i Fildishtë reagoi duke kërkuar më shumë kontroll të lojës dhe krijoi disa raste nga goditjet standarde, por mbrojtja norvegjeze u tregua e sigurt.
Në minutën e 39-të erdhi edhe zhbllokimi i sfidës.
Antonio Nusa mori topin jashtë zonës, dribloi disa kundërshtarë dhe lëshoi një goditje spektakolare në këndin e sipërm të portës, duke lënë pa shanse portierin Yahia Fofana.
https://streamin.link/v/adf7371c
Pas golit, Norvegjia fitoi më shumë besim dhe iu afrua edhe golit të dytë.
Erling Haaland gjeti një top të kthyer brenda zonës në minutën e 42-të dhe goditi shpejt, por një mbrojtës i Bregut të Fildishtë shpëtoi ekipin duke larguar topin nga vija fatale.
Afrikanët provuan të barazonin para pushimit, me Emmanuel Agbadou që ishte shumë pranë golit me kokë, por topi kaloi jashtë me shumë pak diferencë.
Pas 45 minutave të para, Norvegjia kryeson 1-0 falë magjisë së Antonio Nusas, ndërsa Bregu i Fildishtë duhet të reagojë në pjesën e dytë për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit.
© SYRI.net