Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 31-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Federata Gjermane e Futbollit, komunikatë zyrtare për eliminimin nga Botërori

Federata Gjermane e Futbollit, komunikatë zyrtare për eliminimin nga Botërori

19:07, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eliminimi i turpshëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026 mund të sjellë pasoja të mëdha në pankinën e kombëtares.

Në qendër të kritikave është trajneri Julian Nagelsmann, i cili akuzohet se nuk arriti ta përgatiste skuadrën në nivelin e duhur dhe bëri zgjedhje të gabuara në momentet vendimtare.

Pas humbjes ndaj Paraguait dhe eliminimit me penallti, Federata Gjermane e Futbollit ka nisur analizën e thellë të dështimit.

Presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf, nuk përjashtoi ndryshime të rëndësishme dhe la të kuptohet se edhe e ardhmja e Nagelsmann mund të jetë pjesë e diskutimeve.

“Pas humbjes së hidhur kundër Paraguait dhe eliminimit nga Kupa e Botës, u ula për një kohë të gjatë me trajnerin e kombëtares Julian Nagelsmann dhe ekipin drejtues. Jemi dakord që paraqitja në Botëror nuk i përmbushi pritshmëritë tona”, deklaroi Neuendorf.

Ai shtoi se Federata do të analizojë me qetësi arsyet e dështimit dhe se nuk mund të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

“Pas një dështimi të tillë dhe duke marrë parasysh sfidat që na presin, ne nuk mund dhe nuk do të kthehemi thjesht në punë si normalisht”, u shpreh kreu i Federatës.

Mediat gjermane raportojnë se rezultatet zhgënjyese në turnetë e fundit madhorë kanë dobësuar pozitat e Nagelsmann.

Sipas tyre, Federata duhet të rishikojë qëndrimin ndaj trajnerëve që nuk arrijnë objektivat, edhe nëse bëhet fjalë për emra të mëdhenj.

Tashmë pritet që ditët e ardhshme të jenë vendimtare për të ardhmen e pankinës së Gjermanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco