Pushimet e shkurtra për hidratim gjatë ndeshjeve të Botërorit 2026 po rezultojnë tepër fitimprurëse për David Beckham-in, i cili po përfiton shuma të mëdha nga reklamat e transmetuara pikërisht gjatë këtyre ndërprerjeve.
Ish-futbollisti anglez është bërë një nga fytyrat më të kërkuara të fushatave promocionale që shoqërojnë turneun që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Emri dhe imazhi i tij janë të lidhura me disa marka të mëdha, të cilat kanë blerë hapësira reklamuese gjatë “hydration break”-eve, duke e shndërruar çdo pushim të ndeshjeve në një mundësi të artë biznesi.
Sipas një analize të publikuar nga Daily Mail, 51-vjeçari ka përfituar tashmë rreth 25 milionë euro vetëm nga këto fushata reklamuese gjatë turneut.
Këto shifra e konfirmojnë Beckham-in jo vetëm si një ikonë të futbollit botëror, por edhe si një nga figurat më të fuqishme komerciale në sport, ku imazhi i tij vazhdon të gjenerojë fitime të jashtëzakonshme edhe vite pas tërheqjes nga futbolli aktiv.
© SYRI.net