Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, qytetarët në protestë para Parlamentit

Eliminimi i Holandës, Ibrahimovic sulmon Koeman-in: I papërshtatshëm, dukej si trajner italian

Eliminimi i Holandës, Ibrahimovic sulmon Koeman-in: I papërshtatshëm, dukej si trajner italian

12:22, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas eliminimit të Holandës nga Maroku në 1/16-at e finales së Botërorit 2026, në penallti, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Zlatan Ibrahimovic-it, i cili ka kritikuar fort trajnerin Ronald Koeman.

Në një intervistë për Fox Sports, ish-sulmuesi suedez nuk i kurseu fjalët ndaj përzgjedhësit të “Oranje”, duke e bërë përgjegjës për humbjen dhe paraqitjen zhgënjyese të skuadrës.

“Kjo humbje është përgjegjësi e Koeman-it. Nuk e kam njohur Holandën që admiroj. Ka humbur duke propozuar një futboll që nuk ka asnjë lidhje me identitetin e ‘Oranje’ dhe kjo më zemëron. Mund të humbasësh, por jo duke hequr dorë nga parimet e tua, sepse pikërisht ato e përcaktojnë një skuadër,” deklaroi Ibrahimovic.

Ai shtoi më tej kritikat, duke theksuar se lojtarët holandezë nuk kishin kontroll mbi lojën dhe dukeshin të pasigurt në fushë.

“Lojtarët ishin qartësisht të parehatshëm, nuk kishin kontroll të ndeshjes dhe nuk arrinin të krijonin rrezik në sulm. E konsideroj Koeman-in absolutisht të papërshtatshëm. Sot ai dukej si një trajner italian, që luan për të mos humbur, ndërsa Holanda gjithmonë luan për të fituar,” u shpreh Ibrahimovic.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta, duke rihapur debatin mbi identitetin taktik të Holandës dhe qasjen e Koeman-it në një ndeshje vendimtare si ajo ndaj Marokut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco