Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, qytetarët në protestë para Parlamentit

Presidenti i Paraguajit shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë

Presidenti i Paraguajit shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë

10:22, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Paraguai është përfshirë nga festimet pas fitores historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës. Presidenti i vendit, Santiago Peña, njoftoi se kjo e martë do të jetë festë kombëtare, vetëm pak minuta pasi kombëtarja paraguaiane siguroi një sukses të madh në turne.

Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i shtetit përmes rrjeteve sociale, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Me një mesazh plot entuziazëm, Peña shkroi: "Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, dreqi e mori!", duke konfirmuar vendimin për ta shpallur ditën pushim zyrtar në të gjithë vendin.

Më vonë, Presidenca e Republikës publikoi edhe një deklaratë zyrtare, ku bëri të ditur se festa kombëtare u shpall në shenjë vlerësimi për arritjen historike të kombëtares së Paraguajit.

Vendimi synon t'u japë mundësi qytetarëve të festojnë kualifikimin e ekipit në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Fitorja ndaj Gjermanisë konsiderohet një nga sukseset më të mëdha në historinë e futbollit paraguaian dhe ka sjellë atmosferë festive në mbarë vendin.

Kombëtarja e Paraguait arriti të siguronte kalimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa autoritetet presin që mijëra tifozë të dalin në rrugë për të festuar këtë moment historik për futbollin e vendit. Presidenti Peña e cilësoi suksesin si një burim krenarie për të gjithë kombin, duke theksuar se kjo fitore do të mbetet gjatë në kujtesën e sportdashësve paraguaianë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco