Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, qytetarët në protestë para Parlamentit

Havertz pas eliminimit të Gjermanisë: ‘Tronditje’ është fjala e duhur, nëse humbet ndaj Paraguait...

Havertz pas eliminimit të Gjermanisë: ‘Tronditje’ është fjala e duhur, nëse humbet ndaj Paraguait...

04:28, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eliminimi i Gjermanisë nga Paraguai në Kupën e Botës 2026 ka shkaktuar zhgënjim të madh në kampin gjerman. Një nga zërat më kritikë pas ndeshjes ishte ai i Kai Havertz, i cili nuk e fshehu dëshpërimin për dështimin e kombëtares së tij.

"'Tronditje' është ndoshta fjala e duhur. Është e vështirë të gjesh fjalët pas asaj që ndodhi. Erdhëm këtu me një objektiv të qartë dhe, sidomos pas dy turneve të fundit, besonim se ishim në rrugën e duhur. Nuk është aspak e lehtë", deklaroi Havertz.

Mesfushori ofensiv pranoi se ky është Botërori i dytë radhazi që përfundon në zhgënjim për të.

"Ky është Botërori im i dytë dhe kam dështuar dy herë. Turnetë e fundit kanë qenë një katastrofë. E vetmja gjë që mund të them është se më vjen keq. Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer. Kjo kuptohet sapo hyn në dhomat e zhveshjes. Kishim pritshmëri të mëdha për këtë vit", u shpreh ai.

Havertz analizoi edhe ndeshjen ndaj Paraguait, duke pranuar se kundërshtari u mbrojt shumë mirë dhe e bëri të vështirë ndërtimin e lojës.

"Ata u mbrojtën shumë pranë portës së tyre dhe ishte e vështirë të krijonim ritëm. Provuam shpesh me krosime dhe arritëm të shënonim, por kur eliminohesh nga Paraguai, me gjithë respektin për ta, atëherë nuk e meriton të kalosh më tej", theksoi futbollisti gjerman.

Në fund, Havertz mori përgjegjësinë bashkë me shokët e skuadrës, duke përjashtuar trajnerin Julian Nagelsmann nga kritikat.

"Nuk besoj se kemi luajtur keq në këto turne, por gjithmonë ka munguar diçka. Edhe sot ndodhi e njëjta gjë. Ne lojtarët, jo trajneri, duhet të shohim veten në pasqyrë. Jemi futbollistë profesionistë dhe përfaqësojmë një vend kaq të madh, me një histori kaq të rëndësishme. Duhet të marrim përgjegjësinë për këtë dështim", përfundoi Havertz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco