Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, qytetarët në protestë para Parlamentit

Klopp për pankinën e Gjermanisë? Ja si përgjigjet ish-trajneri i Liverpool-it

Klopp për pankinën e Gjermanisë? Ja si përgjigjet ish-trajneri i Liverpool-it

13:25, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas eliminimit të Gjermanisë nga Botërori 2026, në media është shtuar diskutimi për të ardhmen e pankinës së “Die Mannschaft”, ku emri më i përfolur për zëvendësimin e Julian Nagelsmann është ai i Jürgen Klopp.

Ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht drejtues i sektorit të futbollit në grupin Red Bull, ishte i pranishëm si opinionist pranë ndeshjeve dhe u pyet për mundësinë e marrjes së drejtimit të kombëtares gjermane.

Klopp e shmangu çdo spekulim, duke theksuar se nuk është momenti i duhur për një diskutim të tillë.

“Nuk kam menduar ende për këtë. Kam kaluar shpesh edhe unë, si trajner, situata ku një ëndërr e madhe është shkatërruar. E kuptoj që, kur flitet për trajnerin e Gjermanisë, del emri im, por nuk është momenti i duhur për të folur për këtë, sidomos jo me mua,” u shpreh Klopp.

Ai shtoi se aktualisht është i përqendruar në detyrën e tij dhe e shijon atë punë që bën.

“Kam një punë që e bëj me shumë dëshirë. Dhe, nga sa kam dëgjuar, posti i trajnerit të kombëtares nuk është një punë me kohë të pjesshme. Sot Gjermania është eliminuar dhe nuk është momenti të mendohet për figurën e Jürgen Klopp,” përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco