Me përfundimin e ndeshjeve të fundit të fazës së 1/16-ave, Botërori 2026 ka nisur të marrë formë edhe në raundin e 1/8-ave. Fitoret e Francës ndaj Suedisë dhe të Norvegjisë ndaj Bregut të Fildishtë kanë përcaktuar edhe dy përballje të reja, ndërsa tashmë janë zyrtarizuar tri çifte të fazës së 1/8-ave. Paraguai do të përballet me Francën, Kanadaja me Marokun, ndërsa Brazili do të sfidojë Norvegjinë, teksa pritet të plotësohet edhe tabloja me pesë duelet e mbetura.
Çiftet e fazës së 1/16-ave të Botërorit 2026:
4 korrik, ora 19:00 – Kanada – Marok
4 korrik, ora 23:00 – Paraguaj – Francë
5 korrik, ora 22:00 – Brazil – Norvegji
6 korrik, ora 02:00 – Meksikë – Angli/RD e Kongos
6 korrik, ora 21:00 – Portugali/Kroaci – Spanjë/Austri
7 korrik, ora 02:00 – SHBA/Bosnjë Hercegovinë – Belgjikë/Senegal
7 korrik, ora 18:00 – Argjentinë/Kepi i Gjelbër – Australi/Egjipt
7 korrik, ora 22:00 – Zvicër/Algjeri – Kolumbi/Ganë
© SYRI.net