Botërori 2026 po ndryshon historinë edhe në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Lionel Messi vazhdon të mbajë vendin e parë, por diferenca me Kylian Mbappe-në është ngushtuar në minimum.
Kapiteni i Argjentinës shënoi nga goditja e dënimit në ndeshjen ndaj Jordanisë, duke regjistruar golin e tij të gjashtë në këtë edicion dhe të 19-in në total në fazën finale të Kupës së Botës. Ky është rekordi absolut në historinë e turneut.
Megjithatë, sulmuesi francez nuk po i ndahet. Mbappe realizoi dy herë në fitoren ndaj Suedisë dhe tani ka arritur në 18 gola në Botërorë, po aq sa numri i ndeshjeve që ka zhvilluar në këtë kompeticion. Me gjashtë gola në Botërorin 2026, ai ndodhet vetëm një realizim larg rekordit të Messit dhe tashmë ka kaluar legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili e mbylli karrierën me 16 gola.
Nëse Franca vazhdon rrugëtimin në turne, Mbappe do të ketë mundësinë jo vetëm të barazojë, por edhe të vendosë një rekord të ri historik.
Renditja e 10 golashënuesve më të mirë në historinë e Botërorëve:
© SYRI.net