Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Uruguai u poshtërua në Botëror, Federata ndëshkon lojtarët: anulohet fluturimi charter për në Montevideo

Uruguai u poshtërua në Botëror, Federata ndëshkon lojtarët: anulohet fluturimi charter për në Montevideo

21:46, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kaos i madh te Uruguai pas eliminimit të papritur nga Botërori 2026, në një grup që në letër dukej i lehtë për “La Celesten”. Skuadra uruguaiane nuk arriti të shkonte më larg se barazimet ndaj Arabisë Saudite dhe Kepit të Gjelbër, duke e lënë gjithçka për ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës, të cilën e humbi pas një gabimi fatal të portierit Fernando Muslera.

Atmosfera brenda ekipit është përkeqësuar ndjeshëm, me disa lojtarë që kanë shprehur hapur pakënaqësi ndaj trajnerit Marcelo Bielsa. Nga ana tjetër, edhe vetë trajneri ka shpërthyer në nervozizëm pas eliminimit, duke u përplasur me një gazetar menjëherë pas ndeshjes ndaj spanjollëve.

Situata ka bërë që Federata e Futbollit të Uruguait të marrë masa të ashpra ndaj ekipit. Sipas raportimeve, është anuluar fluturimi charter për kthimin në Montevideo, duke detyruar të gjithë lojtarët të kthehen me linja ajrore të zakonshme.

Ky vendim shihet si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj dështimit në turne dhe tensioneve të brendshme që kanë shoqëruar ekipin gjatë gjithë kompeticionit.

Tashmë Uruguai pritet të nisë një proces rindërtimi të thellë, duke filluar edhe nga stoli i trajnerit, pasi Marcelo Bielsa nuk pritet të vazhdojë në krye të skuadrës. Objektivi i ardhshëm madhor për “La Celesten” mbetet Kupa e Amerikës 2028, ku synohet rikthimi në nivelet më të larta të futbollit amerikanolatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco