Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Turqia eliminohet nga Botërori, Çalhanoglu i prekur: U kemi thyer zemrën njerëzve

Turqia eliminohet nga Botërori, Çalhanoglu i prekur: U kemi thyer zemrën njerëzve

20:17, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Turqia ka përfunduar aventurën e saj në Botërorin 2026, pas një paraqitjeje zhgënjyese në Grupin D, ku u përball me Paraguajin, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella u eliminua pas dy humbjeve dhe vetëm një fitoreje ndaj SHBA-ve, duke mos arritur të kalojë në fazën me eliminim direkt.

Rezultati ka sjellë një valë të madhe zhgënjimi dhe kritikash në Turqi, ndërsa kapiteni Hakan Çalhanoglu ka marrë përsipër përgjegjësinë për dështimin e skuadrës.

Mesfushori i Interit ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin e tij për eliminimin.

“Ka shumë gjëra për të thënë sot, por asnjë fjalë nuk mjafton për të përshkruar zhgënjimin dhe trishtimin që po ndiej,” shkroi Çalhanoglu. “Ëndërronim prej kohësh këto ditë dhe dëshironim të përfaqësonim vendin tonë në mënyrën më të mirë në Botëror. Fatkeqësisht nuk ia dolëm.”

Ai shtoi se ndien përgjegjësi të plotë si kapiten i skuadrës: “E di që jeni të trishtuar, të lënduar dhe të zemëruar. Disa kritika ishin të rënda, disa të drejta. Kushdo që vesh këtë fanellë mban mbi supe shpresat e një vendi të tërë. Ne nuk arritëm t’i shpërblejmë ato shpresa dhe e ndiej këtë barrë më shumë se kushdo tjetër.”

Çalhanoglu pranoi gjithashtu se skuadra ka zhgënjyer tifozët: “E dimë që u kemi thyer zemrën miliona njerëzve që besuan tek ne. Për këtë kërkojmë sinqerisht falje.”

Megjithatë, mesfushori turk theksoi se kjo nuk është fundi: “Do të punojmë më fort. Do të kthehemi më të fortë. Do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund për të rikthyer krenarinë e këtij vendi dhe për të realizuar ëndrrën tonë të papërfunduar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco