Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush është zyrtari i lartë në Aruba?

Formacionet zyrtare/ Zvicra dhe Bosnja përballen për kreun e Grupit B

Formacionet zyrtare/ Zvicra dhe Bosnja përballen për kreun e Grupit B

20:06, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zvicra dhe Bosnjë-Hercegovina do të përballen këtë mbrëmje në një sfidë shumë të rëndësishme për Grupin B të Botërorit 2026.

Të dyja skuadrat e nisën turneun me barazime dhe synojnë fitoren e parë, e cila mund t'i afrojë ndjeshëm me kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Zvicra barazoi 1-1 ndaj Katarit në ndeshjen hapëse, ndërsa Bosnja mori të njëjtin rezultat ndaj Kanadasë.

Për këtë arsye, tre pikët e kësaj sfide marrin një rëndësi të veçantë në ekonominë e grupit.

Helvetët do të mbështeten te eksperienca e Granit Xhakës, Manuel Akanjit dhe Breel Embolos, ndërsa boshnjakët i kanë besuar sërish veteranit Edin Dzeko për të udhëhequr repartin ofensiv.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco