Çekia dhe Afrika e Jugut po luajnë në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantas (SHBA) ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit A të Botërorit 2026, shkruan Syri.net.
Çekia e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0. Goli i vetëm i takimit deri në këto momente u realizua në minutën e 6-të nga Michal Sadilek.
Mesfushori çek përfitoi nga një asist i Alexandr Sojka brenda zonës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
https://streamin.link/v/be6f0486
Çekia e nisi sfidën në sulm dhe që në minutën e parë ishte pranë golit me Patrik Schick, i cili shpërdoroi një rast të mirë me kokë.
Pas avantazhit, ekipi evropian administroi lojën, ndërsa Afrika e Jugut provoi të reagojë kryesisht me goditje nga distanca dhe aksione nga krahët.
Skuadra afrikane krijoi disa situata të rrezikshme me Appollis, Maseko dhe Modiba, por pa arritur të shqetësojë seriozisht portierin Matej Kovar.
Në anën tjetër, Adam Hlozek ishte pranë golit të dytë për çekët, por gaboi në një goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm.
Në fundin e pjesës së parë, Afrika e Jugut mori dy kartonë të verdhë me Mokoena dhe Mbatha, teksa vazhdon të kërkojë golin e barazimit.
Aktualisht, Çekia është në avantazh 1-0 dhe po shkon drejt tre pikëve të para në Grupin A.
© SYRI.net