Anglisë i vjen goditja e parë para Botërorit, Livramento humbet turneun, ftohet lojtari i Chelsea-t

Anglisë i vjen goditja e parë para Botërorit, Livramento humbet turneun, ftohet lojtari i Chelsea-t

15:40, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësuesja e Anglisë ka marrë një lajm të keq vetëm pak orë para debutimit në Botërorin 2026. Mbrojtësi Tino Livramento është detyruar të tërhiqet nga turneu për shkak të një dëmtimi në pulpë dhe nuk do të jetë në dispozicion të “Tre Luanëve” për sfidat e ardhshme.

Sipas medieve angleze, futbollisti i Newcastle ka pësuar problemin fizik në prag të ndeshjes së parë të fazës së grupeve ndaj Kroacisë, e planifikuar të zhvillohet nesër. Stafi mjekësor ka vlerësuar se 23-vjeçari nuk mund të vazhdojë garën, duke i dhënë fund para kohe ëndrrës së tij për të luajtur në turneun e parë madhor me kombëtaren A të Anglisë.

Ky është një zhgënjim i madh për Livramenton, i cili kishte punuar fort për të fituar një vend në skuadër. Sezoni i fundit nuk ka qenë i lehtë për të, pasi është përballur me disa probleme fizike, mes tyre dëmtime në gju dhe në muskujt e kofshës, që kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij në fushë.

Ndërkohë, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka nisur menjëherë kërkimet për zëvendësuesin. Kandidati kryesor për t’iu bashkuar ekipit është Trevoh Chalobah, i cili pritet të marrë vendin e Livramentos në listën e futbollistëve për Botërorin 2026.

Anglia do ta nisë aventurën e saj në turne me përballjen ndaj Kroacia, ndërsa mungesa e Livramentos përbën një problem të papritur për repartin defensiv të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco