Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

Lotët e heroit të Kepit të Gjelbër pas barazimit me Spanjën: Mendova për gjyshërit e mi

Lotët e heroit të Kepit të Gjelbër pas barazimit me Spanjën: Mendova për gjyshërit e mi

08:43, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Portieri veteran i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes ndaj Spanjës në Botërorin 2026, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë një rezultat të rëndësishëm. Megjithatë, emocionet më të forta për 40-vjeçarin erdhën pas përfundimit të takimit.

I prekur deri në lot, Vozinha shpjegoi arsyen e reagimit të tij emocional, duke zbuluar se mendimet i kishte te familja e tij, veçanërisht te gjyshërit që e rritën.

“Qava sepse po mendoja për gjyshërit e mi. Ata më rritën, por u ndanë nga jeta disa vite më parë”, deklaroi portieri pas ndeshjes.

Ai tregoi gjithashtu se as nëna e tij nuk mundi të ishte e pranishme në stadium për ta mbështetur në një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij. Sipas Vozinhas, problemet me vizën e hyrjes në Shtetet e Bashkuara e penguan atë të udhëtonte drejt Botërorit.

“As nëna ime nuk mundi të ishte këtu sot për shkak të problemeve me vizën. Duhej të paguanim për ta marrë atë, por nuk arritëm ta bënim në kohë”, shtoi ai.

Portieri pranoi se një mbrëmje e tillë e jashtëzakonshme kishte tejkaluar edhe imagjinatën e tij. “As kur isha fëmijë nuk kam ëndërruar ndonjëherë një moment të tillë. Tani mund të them se ia ka vlejtur gjithçka”, përfundoi Vozinha.

Paraqitja e tij ndaj Spanjës ishte vendimtare për Kepin e Gjelbër, ndërsa lotët e pas ndeshjes treguan historinë njerëzore që fshihet pas suksesit të tij në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco