Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

Tunizia zyrtarizon pasuesin e Lamouchi-t, i beson trajnerit me përvojë

Tunizia zyrtarizon pasuesin e Lamouchi-t, i beson trajnerit me përvojë

09:14, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tunizia ka marrë një vendim drastik pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë të Botërorit 2026. Federata Tuniziane e Futbollit ka njoftuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Sabri Lamouchi, duke reaguar menjëherë pas paraqitjes zhgënjyese të “Shqiponjave të Kartagjenës”.

Disfata e rëndë ndaj suedezëve rezultoi fatale për teknikun 54-vjeçar francez, i cili nuk do të vazhdojë më në krye të përfaqësueses tuniziane. Federata nuk humbi kohë dhe gjeti menjëherë pasuesin e tij, me synimin për t’i dhënë ekipit një impuls të ri gjatë vazhdimit të turneut.

Në vend të Lamouchi-t është emëruar Hervé Renard, një nga trajnerët më të njohur në futbollin e kombëtareve. Emërimi i tij u bë publik gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar të Tunizisë.

Renard vjen pas eksperiencës së fundit në krye të kombëtares së femrave të Francës dhe gëzon reputacion të madh në arenën ndërkombëtare. Ai kujtohet veçanërisht për suksesin historik në Botërorin e Katarit 2022, kur drejtoi Arabinë Saudite drejt fitores së bujshme ndaj Argjentinës së Lionel Messi, skuadër që më pas u shpall kampione e botës.

Federata tuniziane shpreson që përvoja dhe karizma e Renardit të ndihmojnë ekipin të reagojë pas nisjes katastrofike të Botërorit. Trajneri francez do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës dhe do të përpiqet të rikthejë besimin në kampin tunizian për ndeshjet e mbetura të turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco