Lajmi i fundit

VIDEO/ Dita e 19-të e protestës qytetare, kërkohet largimi i Edi Ramës nga pushteti

Formacionet zyrtare/ Çekia dhe Afrika e Jugut zbresin në fushë për pikët e para

Formacionet zyrtare/ Çekia dhe Afrika e Jugut zbresin në fushë për pikët e para

16:56, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çekia dhe Afrika e Jugut do të përballen këtë të enjte në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Grupit A në Botërorin 2026.

Të dyja kombëtaret vijnë pas humbjeve në takimet hapëse dhe kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Çekët u mposhtën 2-1 nga Koreja e Jugut në debutim, ndërsa Afrika e Jugut u dorëzua përballë Meksikës me rezultatin 2-0. Për këtë arsye, sfida e sotme konsiderohet vendimtare për fatin e të dy skuadrave në grup.

Trajneri i Çekisë ka zgjedhur skemën 3-5-2, me Schick dhe Hlozek në repartin ofensiv, ndërsa Afrika e Jugut rreshtohet me formacionin 4-3-3, duke i besuar sulmit treshe Appollis, Rayners dhe Maseko.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco