Lajmi i fundit

VIDEO/ Dita e 19-të e protestës qytetare, kërkohet largimi i Edi Ramës nga pushteti

Goditje e rëndë për Brazilin, federata konfirmon mungesën e Neymarit edhe në ndeshjen e dytë

Goditje e rëndë për Brazilin, federata konfirmon mungesën e Neymarit edhe në ndeshjen e dytë

19:15, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Brazili ka marrë një tjetër lajm jo të mirë në prag të ndeshjes së dytë në Grupin C të Botërorit 2026. Ylli i “Seleçaos”, Neymar, nuk do të jetë i gatshëm as për sfidën ndaj Haitit, duke shtyrë edhe më tej debutimin e tij në turne.

Përmes një komunikate zyrtare, Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi se sulmuesi nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Filadelfias, pasi do të vazhdojë programin e rikuperimit në Nju Xhersi.

“Futbollisti Neymar nuk do të udhëtojë me delegacionin në Filadelfia. Ai do të qëndrojë në Nju Xhersi për të optimizuar fazën finale të procesit të rikuperimit, duke shfrytëzuar strukturat e specializuara në dispozicion”, thuhet në njoftimin e federatës.

Stafi teknik dhe ai mjekësor kanë vendosur të mos rrezikojnë me gjendjen e sulmuesit, duke preferuar që ai të rikuperohet plotësisht përpara se të rikthehet në fushë. Vendimi duket se është marrë pas diskutimeve mes Neymarit dhe trajnerit Carlo Ancelotti gjatë seancës së fundit stërvitore.

Mungesa e 34-vjeçarit është një goditje e ndjeshme për Brazilin, i cili në ndeshjen e parë u ndal në një barazim 1-1 ndaj Marokut dhe synon të rikthehet te fitorja kundër Haitit.

Tashmë vëmendja është përqendruar te ndeshja e fundit e fazës së grupeve ndaj Skocisë, ku pritet të mësohet nëse Neymar do të jetë në gjendje të bëjë debutimin e tij në Botërorin 2026.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco