Debutimi i trajnerit Fabio Cannavaro në Botërorin 2026 nuk rezultoi pozitiv, pasi Uzbekistani u mposht 3-1 nga Kolumbia. Megjithatë, përtej rezultatit, ndeshja u shoqërua me një episod të rrallë dhe të pazakontë që tërhoqi vëmendje të madhe.
Në minutën e 34-t, kur rezultati ishte ende 0-0, mbrojtësi i Abdukodir Khusanov, i cili aktivizohet te Manchester City, ndërhyri ashpër ndaj Luis Díaz. Pas kontaktit të fortë, ai nuk arriti të ndalonte vrullin e tij dhe përfundoi duke u përplasur aksidentalisht me një kameraman pranë vijës anësore, duke e rrëzuar në tokë.
Alguém sabe se o camera esta bem ?#UZBxCOL pic.twitter.com/UXIhwHG0EP
— Café de Toga (@CafedeToga) June 18, 2026
Incidenti detyroi ndërprerjen e lojës për disa minuta. Stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë kameramanit, i cili kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe në kyçin e këmbës. Skena krijoi shqetësim të madh në stadium, ndërsa lojtarët e të dy skuadrave u afruan për të parë gjendjen e tij.
Khusanov qëndroi pranë tij për t’u siguruar për gjendjen shëndetësore, në një gjest respekti pas incidentit. Pas rifillimit të lojës, mbrojtësi uzbek u ndëshkua me karton të verdhë, jo për përplasjen me kameramanin, por për ndërhyrjen e rrezikshme ndaj Luis Díaz.
Ngjarja mbetet një nga momentet më të veçanta dhe të diskutueshme të kësaj ndeshjeje në Botëror.

© SYRI.net