Lionel Messi ka përlotur botën pas golit të tij në ndeshjen e Argjentinës ndaj Algjerisë në Botërorin 2026, një moment që u bë menjëherë viral në mbarë globin.
“Pleshti” 38-vjeçar, pas ndeshjes, sqaroi se emocionet e forta nuk kishin lidhje me futbollin, por me jetën e tij personale. “E vërteta është se nuk ka të bëjë fare me sportin, por me familjen time. Kam kaluar ditë të vështira dhe dua t’i falënderoj shokët e skuadrës dhe stafin”, u shpreh Messi pas vërshëllimës së fundit.
Sipas raportimeve nga Amerika e Jugut, gjendja emocionale e yllit argjentinas lidhet me shëndetin e rënduar të babait të tij, Jorge Messi, i cili prej kohësh përballet me një sëmundje serioze. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt te sulmuesi, i cili aktualisht nuk e ka pranë të atin në Shtetet e Bashkuara gjatë zhvillimit të turneut.

Marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë shumë e ngushtë, pasi Jorge Messi ka qenë një figurë kyçe në karrierën e djalit të tij, duke e shoqëruar që në hapat e parë drejt futbollit elitar, përfshirë edhe vendimin për t’u transferuar në akademinë e Barcelona në moshë shumë të re.
Pavarësisht momenteve të vështira jashtë fushës, Messi po gjen mbështetje të madhe nga shokët e ekipit dhe stafi i Argjentinës, të cilët po përpiqen ta ndihmojnë kapitenin të kalojë këtë periudhë delikate gjatë Botërorit 2026.
Emocionet e tij pas golit kanë prekur tifozët në mbarë botën, duke treguar edhe një herë se pas legjendës së futbollit qëndron një njeri që po përballet me sfida të mëdha personale.
© SYRI.net