Tregolëshi historik i Messit sipas analizës teknologjike: topi u rrotullua mbi 16 herë në sekondë

Tregolëshi historik i Messit sipas analizës teknologjike: topi u rrotullua mbi 16 herë në sekondë

11:50, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lionel Messi ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit botëror, duke realizuar një “hat-trick” në ndeshjen e Argjentina ndaj Algjeria në Botërorin 2026, që e ngjiti atë në kuotën e 16 golave në Kupat e Botës, në nivel me Miroslav Klosen.

Pas ndeshjes, Messi u shpreh me modesti për arritjen historike: “Është krenari të jem aty, por mbetet vetëm një statistikë. Nuk ndryshon asgjë për mua. Kam fituar gjithçka me klubin dhe kombëtaren, kështu që çdo gjë tani është vetëm bonus.”

Tre golat e kapitenit argjentinas janë analizuar në detaje edhe nga teknologjia e re “Connected Ball”, e integruar në topin zyrtar të Botërorit 2026, “Adidas Trionda”, duke ofruar të dhëna të sakta për çdo goditje.

Goli i parë erdhi nga 21 metra distancë, me një efekt të topit prej 0.8 metrash, shpejtësi maksimale 109.4 km/h dhe 16.8 rrotullime në sekondë. Rrjeta e dytë u realizua nga 8.7 metra, me një goditje më të shpejtë të lojës së afërt, 71.2 km/h. Ndërsa “hat-trick”-u u kompletua me golin e tretë nga 17.5 metra, i cili arriti shpejtësinë 106.9 km/h dhe 6.6 rrotullime në sekondë.

Vetëm tetë ditë para se të mbushë 39 vjeç, Messi po luan Botërorin e tij të gjashtë, duke regjistruar edhe ndeshjen e 200-të me fanellën e Argjentinës. Kjo ‘tripletë’ i jep gjithashtu një simbolikë të veçantë karrierës së tij, pasi ndan me saktësi 20 vite mes golit të parë në Kupën e Botës në vitin 2006 ndaj Serbisë dhe tre golave të realizuar më 2026 ndaj Algjerisë.

Një tjetër mbrëmje historike që e forcon statusin e tij si një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco